Reali “çmendet” pas Hazardit, ofron 224 milionë euro

0

Real Madridi dëshiron patjetër që të bëjë një blerje të madhe pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e madrilenëve janë të gatshëm të ofrojnë plot 224 milionë euro, për të marrë shërbimet e fantazistit belg, transmeton KTV.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, po insiston se mesfushori belg do të qëndrojë në Londër pasi për trajnerin italian, Hazardi është pika referuese për lojën e tij.

Hazard ka kontratë me “blutë e Londrës” deri në verën e vitit 2020.