Kapen me drogë dy persona në Marash të Prizrenit

0
Foto: Ilustrim

Të shtunën në Prizren, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër pasi që gjatë kontrollit te ta janë gjetë dhe konfiskuar një sasi të dyshuar e substancave narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.93 gram dhe dy tableta të cilat dyshohet se janë narkotik të llojit ekstazi.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Marash”.

Sic bën të ditur Policia, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.