Rrahje në Prizren, i dyshuari shtie me kallashnikov

0
Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është raportuar për një rrahje ku është përdorur edhe armë zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, i cili pas një konflikti verbal ishte përfshirë në një rrahje, ku kishte përdorur dhe gjuajtur në ajër me armë zjarri.

Si dëshmi, nga i njëjti është konfiskuar një pushkë automatike me 22 fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.

Dy persona tjerë të cilët dyshohet se kishin qenë të përfshirë në rast me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.