Me art jetësojmë iluzionet

0

Sopranoja Adelina Paloja e nisi rrugëtimin e saj muzikor në piano, shkollimin e ulët dhe të mesëm të muzikës i kreu në Prishtinë në shkollën “Prenk Jakova”. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Arteve në Drejtimin e Solokëndimit në klasën e mexosopranos Merita Juniku, shkruan sot “Koha Ditore”.

Studimet pasuniversitare i përfundoi në universitetin “St. Cyril and Methodius University” në Shkup në klasën e sopranos Maria Muratovska-Naumovska dhe pati shumë paraqitje si soliste në koncerte dhe festivale të organizuara në Maqedoni. Studimet pasuniversitare i përfundoi me sukses të lartë “Cum Laude” për studentë të dalluar. Është shpërblyer dy herë me Çmimin e Parë në garat ndërkombëtare të muzikës klasike “Ars Kosova”.

Në vitin 2009 nisi punën si anëtare e Korit të Filarmonisë së Kosovës, me të cilin paraqitet rregullisht në koncertet e organizuara. Është aktive si soliste në aktivitetet artistike në Kosovë dhe jashtë saj. Nga gushti i 2014-s është anëtare e Këshillit Drejtues të Filarmonisë së Kosovës.

Ka performuar në festivale të ndryshme të muzikantëve profesionistë si: “Remusica” dhe “Ditët e Muzikës Kosovare” (Prishtinë), “Summa cum laude” (Vjenë), “Teho” (Tetovë), si dhe ka koncertuar në vende të ndryshme si në Suedi, Zvicër, Shqipëri, Gjermani, Maqedoni, Holandë e të tjera, si dhe ka bashkëpunuar me dirigjentë të ndryshëm, si Tomislav Sopov, Bujar Llapaj, Rafet Rudi, Baki Jashari, Desar Sulejmani, Bajar Berisha, Nayden Todorov, Sasha Tatarcevki, Jetmir Barbullushi, Damijan Mocnik, Marcio da Silva, Noorman Widjaja etj.

Në shtator të 2015-s, krahas artistëve më të spikatur shqiptarë, ishte soliste në koncertin e madh të mbajtur në Katedralen e Prishtinës, që i parapriu Shenjtërimit të Nënë Terezës. Në repertorin e saj interpreton vepra si “La Traviata” (Violetta) nga G.Verdi, “La Wally” (Wally) nga A.Catalani, “Nji lule” nga R.Mulliqi, “Laudate Dominum” nga W. A. Mozart, “A Ceremony of Carols” nga B.Britten, “O salutaris” nga E.Esenvalds, “Kukuzeliana” & “Legjenda e varreve të hapura” nga R. Rudi, “Gloria” nga A. Vivaldi, “Requiem” nga W. A. Mozart, “Vespro della beata Virgine 1610” nga Claudio Monteverdi, “La Sonnambula” (Amina)- V.Bellini, “Johannes – Pasion BWV 245” nga J.S.Bach, “Missa Brevis in C Minor” nga Imant Raminsh e të tjerë.

Paloja është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Dashuria. Kjo ndjenjë sublime, motori që mban gjallë çdo marrëdhënie.

Sa e bukur, në të njëjtën kohë po aq edhe e vështirë të përkufizohet. Disa e quajnë abstraksion, ndërsa unë them se është forcë shëruese e vetë jetës, burim e refren që mban gjallë çdo marrëdhënie.