Kini kujdes!/ Tastiera është mbajtësja më e madhe e mikrobeve

0

Studimi në Universitetin e Arizonës ka dalë në përfundimin se një tavolinë zyre ka 400 herë më shumë mikrobe se sa një ulëse tualeti.

Studiuesit madje zbuluan se burrat kanë katër herë me shumë baktere në kompjuterë, telefona dhe tavolinat e tyre. Natyrisht në ambientet e mbyllura varietetet e viruseve, baktereve etj, janë më të ulëta se sa në ambientet e jashtme.

Studiuesit këshillojnë që të kemi kujdes me pastërtinë e tavolinës tuaj të punës, veçanërisht tastierën e kompjuterit.