Digjet plotësisht autobusi në “Rrugën e Kombit” (VIDEO)

0

jë autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës.

Autobusi i përket linjës Milano – Prishtinë dhe burime për Ora News nga zjarrfikësja e Mirditës bëjnë me dije se autobusi është djegur plotësisht.

Nuk ka të lënduar në radhët e pasagjerëve. Forcat zjarrfikëse të Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet.