Paragjykimet tona

0

#BollMa

07.04.2011 e Enjte, ligjeratë në (UP) Universiteti i Prishtinës.
Në kuadër të lëndës “Sociologji e kulturës”, së bashku me grupin e studentëve dhe ligjeruesin vizituam Galerinë e Arteve në Prishtinë, për të ndjekur njërën nga ekspozitat e radhës.

Ajo që më irritojë dhe më irriton sot e asaj dite është, dialogu injorues i disa burrave që ishin para derës së Galerisë ( “më vonë e kuptova, ata kinse ishin njerëz të rëndësishëm të kulturës në vendin tonë, nejse…”) drejtuar komplet grupit të studentëve (“ e për rastësinë e tyre ishim të gjitha të gjinisë/seksit femer”) me theks të veçantë i’u drejtuan ligjeruesit…, me fjalët: “Euuu që kurr spo ju dihka, njona prej tyne neser munet me kon Presidente e shtetit, qashtu qysh e bonen sot njëfar Atifete Jahjagën…, i bojn edhe kto sashtë çudi”.
Profi qeshi me zë dhe vazhduam…

Dua t’i them Atij far:
Pseodo artisti,
Pseodo profesori,
Pseodo udhëheqësi,
Pseodo komandanti,
Pseodo polici,
Pseodo gjykatësi,
Pseodo shkencëtari…, etj.

Gratë tona kanë tregu që:
Dinë me udhëheq shtet,
Dinë me ba shkencë,
Dinë me luftu për liri,
Dinë me ba art, e besa po dinë me na zbardh ftyrën në muzikë e sporte anë e mbanë botës.

Sot ma shumë se kurrë na duhet si shoqëri, burra e gra me punu së bashku.
Për vlera e jo kunder vlera.
Duhet me dasht e jo me ushtru dhunë!
Duhet me punu e jo me paragjyku!

#BollMa!

Gusht, 2018 (pas 8 viteve në të njëjtin nivel paragjykues)

Shkruan: Sherife BALAJ