AAK-ja në Prizren fillon mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

0
Foto: Arkiva

Dega e AAK-së, përmes Grupit të kuvendarëve të Degës, sot, të shtunën me 11 gusht ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve me kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me pikë të vetme të rendit të ditës “Mos mbajtja e edicionit të 30 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Degës së AAK-së në Prizren.

“Dega e AAK-së përmes medieve lokale ka kuptuar se nuk do të mbahet “Zambaku…” prandaj kërkojmë përgjigje zyrtare.
Si AAK mendojmë se ndalimi e “Zambaku të Prizrenit është papërgjegjësi dhe paaftësi menaxhuese, prandaj me thirrjen e kësaj mbledhjeje kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria lokale.
Ai AAK, kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të Kulturës nga kryetari e nëse kjo nuk ndodh kërkojmë dorëheqjen e kryetari të Komunës.
Ai që e ndaloi traditën 30 vjeçare e festivalit me të cilin njihet e dallohet Prizreni duhet të jap përgjegjësi.
E kemi përkrahjen e Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në mbështetje të kërkesës sonë, ndërsa kanë paralajmëruar nënshkrimin e kërkesës edhe disa kuvendarë të partive të koalicionit të pozitës, prandaj posa të kompletohen numri i nënshkrimeve, kërkesa do të dorëzohet zyrtarisht”, thuhet në njoftimin e Degës së AAK-së në Prizren./04online.info/