Gjenden katër granata dore në Arbanë të Prizrenit

0

Një person nga lagja Arbana e Prizrenit ka raportuar në Polici se dyshon se në një lokacion gjenden mjete të dyshuara shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit.

Janë njoftuar njësitë përkatëse dhe në vendin e ngjarjes ka dal njësia e FSK-së dhe për Deminim të cilët kanë larguar mjetet e dyshuara si 4 granata të dorës, 4 detonatorë dhe tre ndezës .

Me urdhër të prokurorit rasti mbyllet me një raport të veçantë.