Arrestohen gjashtë persona në Prizren për posedim të drogës

0

Gjashtë persona janë arrestuar për posedim të drogës në Prizren.

Prej tyre dy janë femra, shtetase të Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa femrat janë liruar me procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit në tendën ku ata qëndronin, policia ka gjetur dhe sekuestruar 150 tableta substancë e dyshuar e llojit ‘Extasy’, 1.6gram kokainë, 50 gram marihuanë, 40 euro, një peshore digjitale për matje, riza mbështjellëse, dhe një pllakë që shërben për përgatitje e substancave.