LQ: Zambaku i Prizrenit nuk bënë të ndalet, ai duhet të vazhdoj

0

Lëvizja Qëllimi, bën thirrje Komunitetit të Artistëve Prizrenas, Institucioneve Lokale dhe atyre Qendrore sidomos MKRS-së dhe Ministrit z Kujtim Gashi për pëkrahjen për riorganizimin e ZAMBAKUT nga vetë artistët sepse mbetet Fesivali më shembullorë dhe i vetëmi që Prizrenit i rikthen dukjen e një qyteti të lashtë me shumë traditë të këngës së vjetër qytetare.

Rrjedhimisht do ishte skandaloze një bllokim i tillë dhe heqja nga lista e festivaleve Prizrenase të cilat Prizrenin e rikthejn në vendin e tij të vërtetë, pra të Qytetit të Lashtë me mjaft traditë.

Çdo tendencë e secilit për të tentuar për të bllokuar organizmin e Festivalit do të duhej që i mbarë komuniteti artistik të kërkonin dorëheqjen e secilit që kishte tentuar të marr gjithëçka nga ZAMBAKU.

Në ZAMBAKUN që performuan nga Liljana Çavolli, Nexhmie Pagarusha e shumë artistë të tjerë nuk mund t’i merr askush Emrin por ZAMBAKU’t sot të gjithë do të duhet t’i dhurojm veprën duke mos e lënë në greminë e duke mos e harruar.