Masakra me 8 të vrarë, Policia kap 24-vjeçarin

0

Policia e Shtetit ka kapur autorin e masakrës me 8 të vrarë. 24-vjeçari Ridvan Zykaj është kapur mëngjesin e sotëm. Autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit. Operacioni u drejtua nga nga drejtori i policisë Ardi Veliu.
Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. 24-vjeçari Ridvan Zyrkaj, ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të tij. Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj dhe Ledion Zyka.

Por si ndodhi ngjarja?

Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy gjyshërit dhe mbi xhaxhanë e tij dhe bashkëshorten.

Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë, duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori njihet si person nevrik.