Ushqimi numër 1 në botë për luftimin e alergjisë!

0

Në rastet kur ju ka zënë alergjia keni menduar se simptomat do të zhduken pa ilaçe, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur? Janë disa ushqime të caktuara që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë, thotë dietologu Rachel Lustgarten i Spitalit Weill Cornell në New York.

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë duke ulur inflamacionin në trup, gjë që mund të lejojë që sistemi imunitar të funksionojë në mënyrë efikase.

CILAT USHQIME REKOMANDOHEN?
Caji jeshil

Çaji përmban polifenole, substanca bimore që veprojnë si antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Nxehtësia dhe avulli nga një filxhan çaji mund të ndihmojë të hapni pasazhet tuaja të hundës.

Një përfitim i shtuar: Do t’ju ndihmojë të qendroni të hidratuar.

Supë me perime, qepë dhe hudhra

Nëqoftëse supa juaj përmban domate, qepë dhe karrota, ju do të merrni antioksidantë natyralë si vitamina C. Vitamina C ndihmon në parandalimin e qelizave inflamatore të trupit tuaj.

Salmon dhe arra

Peshqit yndyror si salmoni përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Nëse ju nuk e konsumoni mishin, arrat janë një alternativë e mirë.

Një tjetër bonus: Këto burime të acideve yndyrore omega-3 janë gjithashtu të pasura me proteina, gjë që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.