Irina Shayk tregon se për çfarë nuk është e gatshme

0

Supermodelistja dhe ish e dashura e Cristiano Ronaldos, e cila tani për tani është në lidhje me aktorin Bradley Cooper, Irina Shayk, kohë më parë ka ndarë me publikun një qëndrim goxha specifik për fotografimin toples për qëllime komerciale.

Në një bisedë me ES Magazine, Irina ka zbuluar se cilat situata i konsideron raste ekskluzive në të cilat do të tregonte trupin e saj lakuriq, përcjell Contact Music. Në kohën kur industria e argëtimit përshkohet nga objektifikimi i femrës dhe trupit femëror, Irina ka një këndvështrim tjetër për këtë temë të ndjeshme.

“Jetojmë në shekullin 21 dhe femrat duhet të theksojnë seksualitetin e tyre dhe nuk do të duhej të turpërohen nga trupi i tyre. Unë kurrë nuk fotografohem në toples – thjesht ky është vendimi im”, ka thënë Irina për portalin e sipërpërmendur, transmeton Koha.net.

Mirëpo, manikenja e bukur megjithatë nuk e ka përjashtuar krejtësisht fotografimin e tillë.

“Nëse dikush më kërkon të bëj një punë ku përfshihet lakuriqësia, dhe mua më pëlqen projekti, do ta pranoja. Mendoj që kjo është art. Kjo është art”, ka komentuar ajo.

Me gjithë dëshirën e saj që lakuriqësinë ta tregojë vetëm në nivel profesional, kushte profesionale, ekziston edhe diçka që Irina megjithatë nuk do ta bëjë: “Kurrë nuk i lejoj agjencisë së modës që të më thotë ‘Duhet të humbësh peshë’, kurse disa prej tyre ma kanë thënë këtë. Madje donin që edhe të prisja flokët. Por kurrë nuk e kam bërë këtë, sepse gjithmonë e kam ditur se kush jam. Mendoj që njerëzit e kanë ndierë energjinë time. Ndoshta pse jam ruse.”