“Rusia 2018” në numra

0

Me përfundimin e ndeshjes finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë, do të mbyllet botërori “Rusia 2018”, që zgjati për një muaj dhe u zhvillua në 11 qytete të Rusisë, si organizatore e kësaj ngjarjeje madhështore.

Finales të së dielës do t’i paraprijë ndeshja e së shtunës (sot) për vend të tretë ndërmjet Belgjikës dhe Anglisë në “Zenit Arena” të St. Petersburgut.

Por statistikat janë gati edhe pa këto ndeshje dhe ato paraqesin numra që e bënë këtë turne të bukur, atraktiv dhe mbi të gjitha ndihmuan që të ketë një kuptim për të gjithë ata që e përcollën, në tribuna apo nëpërmjet televizorit.

Dy futbollistë më shumë se të gjithë të tjerët janë përfshirë në këto statistika: sulmuesi i Brazilit, Neymar për të keq dhe mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq për të mirë.

11 autogola

11 është numri i autogolave që janë shënuar në këtë botëror, duke vendosur rekord të këtij turneu. Ky numër mund të rritet me dy ndeshjet e fundit në program.

67 gola nga ndërprerjet

67 është numri i golave të shënuar nga ndërprerjet në Rusi, gjithashtu një rekord i këtij turneu. Ky rekord ka bërë shumë ekipe të lumtura e shumë të tjera i ka dëshpëruar.