Rrahje brutale mes dy personave në Zvicër

0

Dy persona janë përleshur në një rrugë në qytezën Prateln të Bazelit në Zvicër dhe rrahja mes tyre ka bërë bujë në mediat zvicerane.
Një person del nga makina e tij dhe drejtohet tek makina e një kompanie auto-mekanike, ku i thotë drejtuesit të veturës të dalë jashtë nga vetura. Pasi ai del nga makina, të dy personat rrahën me njëri-tjetrin.

Gazeta zvicerane Blick raporton se ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo përleshje. Po ashtu as Policia nuk është njoftuar për ngjarjen.