Ushtria e Kinës ka ndërtuar një AK-47 me laser sikur të Star Wars, e aftë për të djegur njerëzit nga 1 km distancë

0

Ushtria e Kinës ka ndërtuar një AK-47 me laser sikur të Star War e aftë për të shkaktuar dhimbje të padurueshme, sipas hulumtuesve.
Arma mund të godas shënjestrën nga një kilometër larg duke përdorur një burim të energjisë që nuk mund të shihet por që shkakton karbonizim të menjëhershëm të trupit të njeriut, transmeton gazetametro.net

Arma, e cila është mjaftueshëm e fuqishme sa për të depërtuar përtej dritareve, mund të djeg rrobat në sekondë, pretendojnë shkencëtarët emrat e të cilëve nuk janë përmendur për shkak të ndjeshmërisë së projektit.

Burimet thonë se arma është e gatshme për prodhim dhe së pari do t’u shpërndahet ekipeve të policisë anti-terror.