Boçja e selvisë, ilaçi natyral që lufton diarrenë dhe shumë probleme të tjera

0

Frytet e selvisë kanë veti të forcojnë muskulaturën e fshikëzës së urinës, prandaj rekomandohen si një ilaç natyral për problemet e urinimit të pavullnetshëm.

Boçet e kësaj peme kanë gjithashtu veti të ngushtojnë enët e gjakut, për pasojë përdoren edhe në mjekimin e sëmundjeve të sistemit venoz, për majasëllin etj.
Ky ilaç natyral përdoret për të luftuar sidomos simptomat e diarresë, ndaj përgatiteni në këtë mënyrë:

10 gr boçe të copëtuara i hidhni në një shishe, shtoni 100 gr alkool 60 gradë. Enën mbylleni me tapë dhe e lini për 7 ditë, duke e përzier herë pas here.
Pasi të jetë bërë koha, kulloni përmbajtjen dhe pini lëngun në dozën nga 20 pika 3-4 herë në ditë pas ushqimit. Të njëjtin mjekim i jepni dhe fëmijëve (në 15 pika para se të flenë) për urinimin gjatë gjumit.

Nga jashtë (në lëkurë) përdoreni në formën e kompresave. Njomeni garzën me lëngun e përftuar nga boçet e thata të selvisë (50-100 pika) dhe nga 1 litër ujë i ngrohtë. Vendoseni mbi variçe. Shumë shpejt do të vini re përmirësim të venave varikoze.

Kundër diarresë përdoret çaji që përftohet në këtë mënyrë: 10 gr boçe të copëtuara hidhen në një enë, ku shtohen dy gota me ujë të zier.
Ena mbulohet me kapak, lihet 15 minuta, pastaj kullohet dhe lëngu pihet çdo dy orë nga 1 lugë gjelle. Ilaçi e ruan veprimin për 18 muaj në vende të thata.