Lufta e Tretë Botërore afër? SHBA’ja hedh bombën bërthamore në një test tronditës për t’u ballafaquar me Rusinë dhe Kinën

0

SHBA’ja ka kryer me sukses një test “B61-12 gravity nuclear bomb”, si pjesë e një projekti ambicioz prej 1.2 trilionë dollarësh i përqafuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në mënyrë që të përballen me kërcënimin nga Kina dhe Rusia.
Forca ajrore, së bashku me Sigurimin Kombëtar Bërthamor të Departamentit të Energjisë bënë testet herët në qershor në Nevada, transmeton gazetametro.net

Testet e bombave janë pjesë e zgjerimit të jetës së programit të B61-12, që ka për qëllim të rimbush, ripërdorë ose të zëvendësojë të gjitha komponentat bërthamore dhe jo-bërthamore e gjithashtu edhe të prolongojë jetën e shërbimit të B61 për së paku 20 vjet të tjera.

SHBA’ja më herët ka treguar për nevojën për modernizimin e armëve bërthamore të saj për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe Kina.
“Rusia dhe Kina janë duke ndjekur rrugë dhe mënyra asimetrike për t’iu kundërvënë kapaciteteve konvencionale të SHBA’ve, në këtë mënyrë duke rritur rrezikun e kalkulimeve të gabuara dhe potencialin për konfrontim ushtarak me SHBA’në”, tha Pentagoni në një publikim nga Departamenti i Mbrojtjes në janar.