Erdogan kërcënon keq SHBA-në: Do të përdorim armë që sapo i kemi marrë

0

Derisa tensionet në mes të SHBA’ve dhe Rusisë rriten, presidenti turk Erdogan lëshoi një deklaratë të fortë të martën ku tha se Turqia do ta përdorë sistemin raketor S-400 posa ta marrë nga Rusia.
Deklaratat e Erdogan vijnë pas muajve të tensioneve mes Turqisë dhe aleatëve të NATO’s, të cilat e shohin blerjen sistemit raketor të ndërtuar nga Rusia si kërcënim ndaj vendeve të NATO’s, transmeton gazetametro.net

Lideri turk tha: “Ne nuk do ta blejmë S-400 dhe ta lëmë aty.”
“Ne do ta përdorim atë nëse ka nevojë.”
Ai shtoi: “Ky është një sistem mbrojtës”
Erdogan gjithashtu tha se Turqia nuk mund të varet nga SHBA’ja më në këtë drejtim dhe tha se ka vite që vendi ka kërkuar të marrë një sistem mbrojtës, por se SHBA’ja gjithmonë është arsyetuar se Kongresi nuk lejon. Jemi lodhur nga kjo, vazhdoi ai.