Lëng pastrues me mollë jeshile dhe xhenxhefil

0

Mjaftojnë pak përbërës për të krijuar një lëng me aftësi pastruese që do t’ju ndihmojë të ndiheni menjëherë të lehtë. Zgjidhni ngjyrën e gjelbër për të arritur një lëng që ju ngop dhe ka vlera ushqyese e njëkohësisht ndihmon organizmin tuaj të pastrohet.

Merrni një mollë jeshile, pak spinaq gjethe vogël dhe fare pak xhenxhefil. Molla jeshile ka përmbajtje të ulët sheqeri dhe duke qenë një ushqim yndyrë-djegës do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll peshën.

Ajo kryen një veprim antioksidues dhe ndihmon lëkurën të bëhet më e ndritshme.

Kurse spinaqi e furnizon trupin tuaj me një sasi të mirë energjie. I pasur në hekur ai do ju ndihmojë edhe për të rritur mbrojtjen tuaj imunitare.

Në fund xhenxhefili, një përshpejtues i mirë i metabolizmit, e ndihmon procesin e pastrimit të organizmit me një lehtësi të skajshme.

Futini të tre këta përbërës në centrifugë. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe lëngun e një lime(limoni jeshil), që do ta bëjë pijen më freskuese edhe të lehtë.