Zgjim Kryeziu zgjedhet Kryetar i KB “Kalaja” në Prizren

0

Klubli i Basketbollit “Kalaja” nga Prizreni tashmë është pjesë e Superligës në basketbollin e Kosovës.

Për herë të parë Prizreni do të prezantohet nga dy klube në Superligën e Basketbollit të Kosovës, duke e bërë edhe më interesante garën në nivel vendi por edhe atë lokal.
Nga dje KB “Kalaja” është bërë me kryetar të ri. Zgjim Kryeziu është zgjedhur Kryetar i Klubit.
“Dje pasdite u mbajtë kuvendi i klubit , ku ne rend te dites ishte e vetmja pikë zgjedhja e kryetarit te ri klubit.

Me vota unanime 29 pro dhe asnjë të kundërt e asnjë abstenim klubi zgjodhi z.Zgjim Kryeziun për të qenë kryetar me një mandat prej 4 viteve.

Anëtarët e rinjë të bordit, stafit menagjues do jenë : Gëzim Morina , Ylli Hoti, Altin Sahiti, Kaltrina Dakaj, Zekë Osmani (përfaqësues i tifozëve), Vetim Shala njëkohësisht kryetari i klubit me automatizëm do zgjedh edhe 3 anëtarë të rinj të bordit.

Në Kuvend në pikën të ndryshme, u propozua që të bëhet ndrimi i emërit të klubit nga Kalaja në Prizreni ngase me shpalljen e Prizrenit kryeqyteti historik nga Kuvendi i republikës së Kosovës , u pa e arsyeshme se një ekip i Prizrenit ta përfaqësoj qytetin me sinonimin e vetë të vërtetë.
Efhe ky propozim me vota unanime kaloi.

Pas zgjedhjes së bordit të rinj në mbledhjen e mbajtur të parë, u propozuan të hartohen projektet per thithjen e donacioneve, strategjia e zhvillimit të klubit dhe njëkohësisht u dakorduan që ekipi sërish ti besohet trajnerit Arbnor Rifati ..

Në ditët në vijim do bëhet rikonstruktimi i llogos dhe gjitha informacionet qe kemi do ju njoftojmë .

#welcommeZgjim
#newbornPrizreni”, thuhet në njoftimin e KB “Kalaja” në Prizren./04online.info/