Paga për Kryesinë e Sindikatës së Shëndetësisë pa punuar fare

0

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) në vitin 2014 ka blerë një banesë me hapësirë prej 110 metrave katrorë. Këtë banesë kjo sindikatë e përdor për zyrë.

Por me Kontratën Sektoriale, zyrat e FSShK-së do të sigurohen nga MSh-ja.

“Ministria i siguron Federatës, Sindikatës dhe seksioneve sindikale kushte dhe ambient pune të veçantë për funksionimin normal të saj. Ministria do të sigurojë lokale (zyrë për punë) me pajisje të nevojshme për federatën”, thuhet në paragrafin e parë të nenit 29, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gati dy javë ka pritur gazeta përgjigje për këtë çështje. Kur e ka pyetur MSh-në për këtë çështje, Zyra ligjore kanë ironizuar me gazetën duke thënë se fjala “qira” nuk përmendet askund në kontratën e re.

“Sipas ligjit për organizim sindikal, punëdhënësi është i detyruar që federatës t’i krijojë kushte për veprim sindikal. Edhe pse në të kaluarën kjo çështje mund të këtë kaluar në heshtje, MSH-ja konsideron se hapësirat e punës ndihmojnë veprimin sindikal; ndaj ajo dhe SHSKUK-ja do të ndihmojë këtë proces për aq sa është e mundur, me asetet të cilat i posedon. Sërish, kjo nuk nënkupton pagesë të qirasë, siç pretendohet”, thuhet në përgjigjen e Zyrës ligjore duke iu shmangur pyetjes se pse duhet t’i sigurohen ose paguhen qira kësaj zyre përderisa kanë në pronësi në qendër të Prishtinës zyra me madhësi rreth 110 metra katrorë…