Nga sot mot i nxehte

0

Nga dita e sotme do të kemi mot më të nxehtë në tërë rajonin tonë. Në bregdet kryesisht me diell dhe mot i volitshëm për pushime.

Ngjashëm do të jetë edhe në viset tjera me përjashtim të disa pjesëve të Kosovës ku pasdite priten zhvillim vranësirash me rrebeshe lokale shiu të përcjellura me vetëtima dhe bubullimë. Në shumicën e territorit të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të mbajë mot i thatë me ndonjë përjashtim të vogël ku në disa rajone kryesisht malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Kryesore në bregdet do të jetë diell dhe nxehtë për ata që kanë planifikuar pushime këto ditë.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndryshim i motit, pra në bregdet me diell kurse në disa të viseve tona kontinentale me rrebeshe të izoluara shiu, transmeton meteoballkan.com përcjell 04 Online.