Shtëpia që mbrohet në emër të Ymer Prizrenit

0

Disa monumente ruhen thjesht për peshën e historisë që e bartin. Jo pse shtëpia e Ymer Prizrenit nuk ka vlera arkitektonike, por më shumë se për këtë ajo mbrohet me ligj nga shteti, për faktin që mban vulën e patritotit, kryetarit të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Jo fort larg kompleksit të Lidhjes ndodhet shtëpia e bardhë e pasardhësve të Ymer Prizrenit. Ai kishte lënë vetëm një vajzë, e cila ishte martuar por nuk kishte pasur fëmijë. Kësisoj, vija direkte e Prizrenit është shuar. Por ai kishte edhe dy vëllezër që kanë lënë trashëgimtarë, shkruan Koha Ditore.
Në mesin e trashëgimtarëve të fundit ishte Abdurrahmani, djali i Hysenit. E ky i kishte tri vajza. Njëra prej tyre e martuar me gjakovarin Reshat Dobroshi, familja e të cilit e ka trashëguar dhe e ka në pronësi shtëpinë.
Shtëpia e shekullit XIX e ka edhe një tavan, zbukurimi i të cilit besohet se u bë nga vetë Ymer Prizreni…