Sampaoli: U përpoqa me të gjitha forcat ta nxirrja më të mirën nga Messi

0

Përkundër çdo përpjekjeje – trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli – ka thënë se nuk ka qenë në gjendje ta nxjerrë më të mirën nga Lionel Messi, për të cilin duket se pothuajse mori fund mundësia e fundit për ta fituar Kupën e Botës pas humbjes ndaj Francës të shtunën.

Duke luajtur si “nëntësh i rrejshëm”, Messi e mbylli një turne dëshpërues me një paraqitje tjetër jo të ndritur në “Kazan Arena”, teksa Argjentina u eliminua në 1/8 e finales pas humbjes 4-3 ndaj Francës, transmeton Gazeta Express. “Ne e kemi lojtarin më të mirë në botë dhe u desh të bënim përpjekje për të krijuar situata kolektive për ta përdorur atë lojtar, i cili mund të këtë momente të shumta madhështore”, tha Sampaoli para gazetarëve. “Kemi provuar shumë taktika të ndryshme për të krijuar hapësirë për të… tentuam të përdornim çdo gjë që kishim për ta lejuar atë të bëjë atë që mund ta bëjë. Nganjëherë ia dolëm e nganjëherë jo”, shtoi ai. Sampaoli befasoi duke e lënë Gonzalo Higuainin në stol dhe duke e përfshirë në sulm Cristian Pavonin në një formacion 4-3-3.