Zafir Berisha e rikujton luftën me një mesazh për bisedimet e Brukselit

0

Duket se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është tejet i shqetësuar për bisedimet që po ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Berisha që nga fillimi i këtyre bisedimeve ka qenë kritik, duke bërë thirrje që pala kosovare duhet të jetë e përgatitur dhe të mos lëshoj pejë para palës serbe. Tashmë kur bisedimet kanë marrë karakter final, Berisha ka rikujtuar luftën me një mesazh për bisedimet në Bruksel, duke kërkuar që bilanci i bisedimeve të mos jetë si në Konferencën e Londrës më 1913.

“Gjurmët e luftës edhe pas 20 viteve në Vrri të Prizrenit.
-Përjetimet e tmerrshme nga lufta e fundit, vazhdojn të mbeten të freskëta, në mënyrë të veçantë nga fëmijët që sot jan të rritur e që luftën e kan përjetuar shumë rëndë, e për të cilët duhet të kemi konsiderat kur folim për raportet me Serbin.
-Gjurmët e luftës gjenocidale të Serbis fashiste në Kosovë nuk harrohen lehtë, ato duhet të na përciellin në çdo rrugëtim, jo për t’u hakmarr, por mos me leju me u përsërit historia…
-Historia ka treguar se çdo luftë ka përfunduar në tavolin bisedimeshë, por vetëm të padishmit e kan humbur atë që e kan fituar me luftë.
– Bilanci bisedimit në Bruksel nuk duhet të jen si në Konferencën e Ambasadorëve në Londër me 1913, sepse pasojat e Shipërisë londineze edhe një shekullë mrapa nuk po shërohen”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Zafir Berisha./04online.info/