Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së nga Dubrava e Suharekës, Refki Gashi!

0

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Refki Gashi nga fshati Dubravë i Komunës së Suharekës.

Gashi ka qenë i shtrirë në spital për dyzet e dy ditë me radhë, derisa sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë.
Ju kujtojmë se Refki Gashi ishte vëllau i dëshmorit të luftës së UÇK-së, Haxhi Gashi.
Varrimi i veteranit të ndjerë do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dubravë./04online.info/