Nëna nga Rahoveci rrah me shkop të birin tre vjeçar, e bën për spital

0

Vetëm 3-vjeç është djali i cili është rrahur nga nëna e tij me shkop druri. Rasti ka ndodhur në Rahovec.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, njofton se ajo e kishte goditur me shkop druri me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në trup e fytyrë.
Fëmija ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, policia thotë se gruaja është dërguar në mbajtje.