Klubi i Mundjes “Arena” nga Prizreni drejt sukseseve të sigurta, së shpejti marrin pjesë edhe në gara ndërkombëtare

0

Është themeluar para gjashtë muajve, ndërsa për një periudhë shumë të shkurtër kanë arritur edhe sukseset e para.

Bëhet fjalë për Klubin e Mundjes “Arena” në Prizren, i cili është themeluar nga ish-mundës të njohur në qytetin e Prizrenit dhe njerëz mbështet të këtij sporti. Pjesëmarrja për herë të parë si klub në gara ka bërë që të korrin suksese të mëdha, më saktësisht në pehlivana me vëllezërit Susuri. Ndërsa siç ka mësuar 04 Online, klubi është duke u përgatitur që të marr pjesë në katër gara tjera në Maqedoni pasi ka kompletur të gjitha procedurat e parashikuara për zhvillimin e një klubi.
Si rrjedhojë, kuvendi i anëtarëve të klubit ka dhënë mbështetje të plotë për punë gjashtë mujore, duke aprovuar edhe organet udhëheqëse të tij.
“Kuvendi i Anëtarëve të Klubit të Mundjes ARENA duke u bazuar ne Statutin e Klubit dhe Rregulloren e punës; mbajti takimin e parë të rregullt me temë: ” raporti 6 mujor i punës së klubit” me çrast anëtarët e kuvendit me shumicë apsolute aprovuan te gjitha aktet juridike te klubit dhe organet drejtuese si:
Kuvendin e Klubit,
Bordin dhe
Këshillin Mbikqyrës të Klubit.
Po ashtu u legjitimua mandati i përfaqsuesit të pëkohshëm tani Kryetar i KM ARENA Z.Shkelzen Kastrati si dhe Sekretari dhe Trajneri i Klubit.
Kryesia e Klubit pèr mbështetjen dhe kontributin e dhënë deri më tani, shpreh mirënjohje dhe falenderon publikisht:
Z. Petrit Hoxhaj,
Z. Xhafer Basha,
Z. Tarik Han dhe
Z. Tauland Thaqi.

Gjithashtu falenderojme edhe Kuvendin Komunal te Prizrenit – DKRS për mbështetjen financiare dhe FMK për bashkëpunim dhe gjithë anëtarët e klubit për kontributin e dhënë”, thuhet në njoftimin e Klubit të Mundjes “Arena” në Prizren./04online.info/