7 Shenjat fizike që ajo është pushtuar nga trishtimi ekstrem!

0

Trishtimi mund të ketë një efekt të thellë në trupin tonë dhe manifestimi fizik i trishtimit është mjaft i qartë. Efektet mendore të të qenit të trishtuar janë të njohura mirë për të gjithë. Shpirti juaj ndihet sikur është thyer dhe nuk ndiheni sikur keni energji mendore për të drejtuar me të vërtetë mendjen tuaj ndaj ndonjë detyre.

Shpirti juaj është shkatërruar, ju nuk keni energji dhe preferoni të kaloni kohë në vetmi. Kur mbeteni të trishtuar për një periudhë të gjatë, ai gjithashtu ndikon në shëndetin tuaj fizik. Ne zakonisht e shohim trishtimin vetëm si një emocion, por nëse ai zgjatet dhe shkon shumë thellë, do të shpërthejë e të shfaqet në mënyra të ndryshme. Në vijim janë simptomat që duhet të kini kujdes për të kuptuar nëse gjendja juaj mendore po ndikon në shëndetin tuaj fizik:

1.Humor i keq
Kur keni qenë i/e trishtuar për një periudhë të gjatë, nuk keni forcën mendore për t’u marrë me çështje të komplikuara dhe nuk keni durim për të gjetur hapësirë për gjëra që nuk kanë rëndësi për ty.
Ju jeni të rraskapitur mentalisht saqë gjithçka që mund të bëni është të flisni për çështjet që janë më urgjente. Pasojë e kësaj është se sa herë që dikush thotë diçka që ju nuk mendoni se është e rëndësishme, ajo ju irriton pa fund.
Ju jeni hutuar aq shumë me përpjekjen për të dalë nga trishtimi saqë nuk keni energji për të diskutuar çështje që do të ndodhin në një kohë të mëvonshme. Ngarkesa që mbani është shumë e rëndë dhe këto gjëra vetëm sa i shtohen trishtimit.

2.Këputje
Ju mund të mos keni shumë për të bërë, por ju do të ndiheni plotësisht të lodhur shumicën e kohës. Mund të duket sikur nuk ka ndonjë shpjegim të qartë dhe të arsyeshëm përse jeni kaq i/e lodhur.
Ndoshta mund të jeni duke mbajtur një dietë të ekuilibruar dhe keni një orar të rregullt të gjumit por asnjë nga këto nuk ju ndihmon të keni atë nxitje të energjisë që kërkoni. Kjo mund të ndodhë sepse ju jeni ngadalë duke u pushtuar nga trishtimi.
Procesi është kaq gradual saqë nuk është i qartë as për mendjen tuaj. Kjo rezulton në një ndjenjë të fortë të lodhjes që nuk është e lehtë ta kalosh. Do të përpijë rrugën tuaj drejt trupit tuaj dhe së shpejti nuk do të keni energji për të bërë as gjërat që dikur keni dashur.

3.Të folurit shumë ngadalë
Pjesën më të madhe të kohës, nuk do të ndjeheni mirë në një diskutim të fortë, veçanërisht nëse nuk është një temë që nuk ju intereson.
Edhe normalisht, kur jeni në një situatë ku ju nuk jeni në terezi për të folur, por është thelbësore që ta bëni, ju filloni të flisni në një mënyrë shumë të ngadaltë pa u ndalur për të menduar se sa kohë ju jeni duke marrë për të thënë edhe gjërat më të thjeshta.
Ky është ndryshimi që do të shihni në mënyrën që ju flisni kur jeni të trishtuar. Ju keni humbur shumë nga pasioni që keni pasur para kësaj, kështu që nuk doni të flisni për ndonjë gjë fare. Keni nevojë për shumë energji për të folur dhe nuk keni atë lloj energjie ndokund.

4.Një dhimbje e shpinës
Shpina është ajo që ju mban të mbështetur gjatë gjithë kohës. Rrjedhimisht, kjo është një pjesë e trupit që ndodhet nën një presion të madh kur jeni të trishtuar.
I gjithë stresi dhe ankthi fillojnë të grumbullohen brenda jush dhe gjithë ajo peshë duhet të mbështetet nga shpina juaj ,e cila thjesht nuk është bërë për të mbështetur një barrë kaq të rëndë.
Së pari do të ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe do të ngrihet ngadalë deri në qafë. Ju mund të provoni shumë metoda për të zbutur dhembjen, por asnjë shërim fizik nuk do të funksionojë sepse dhimbja është vetëm atje, në mendjen tuaj.

5.Probleme me gjumin
Pushimi është thelbësor kur përpiqesh të dalësh nga trishtimi i thellë. Ju duhet të flini mjaftueshëm dhe të flini mirë, në mënyrë që të keni energji për t’u përballur me situata stresuese dhe për të lejuar trupin tuaj të shërohet nga dëmi që ka shkaktuar gjendja juaj mendore.
Kur jeni shumë të mërzitur, cikli juaj i gjumit bëhet i çoroditur dhe i çrregullt. Ju nuk do të jeni në gjendje të qëndroni në gjumë për më shumë se dy orë dhe nëse nuk arrini të flini, nuk do të mund të ngriheni më pas.
Për më tepër, do të zgjoheni duke u ndjerë po aq i lodhur sa kur keni shkuar në shtrat. Nuk është se ju nuk jeni duke pushuar për veten. Ju keni të bëni me kaq shumë stres se mendja juaj nuk është në gjendje të ndihet e qetë dhe pushim.
6.Koka juaj gjithmonë është me dhimbje
Kjo është një nga shenjat e para që trupi juaj do të tregojë kur të jeni shumë të mërzitur. Barra e gjithçkaje që po kalon mendjen tuaj dhe pakënaqësia që përshkon përmes jush, kanë një efekt të dëmshëm në aftësitë tuaja njohëse, e cila çon në një kokë dhembje.
Ju do të filloni të ndjeni një dhimbje në qafën tuaj dhe gradualisht do të gjejë rrugën drejt kokës suaj dhe do të pushtojë tërësinë e kafkës suaj. Ju gjithashtu mund të përfundoni duke humbur sasi të shumta të flokëve.
Ju do të ndiheni sikur keni një peshë në kokën tuaj që po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe më e rëndë çdo ditë, por nuk jeni në gjendje ta hiqni atë.

7.I merrni këmbët zvarrë
Mendoni për mënyrën në të cilën po ecni kur mendja juaj është plot me negativitet. Ju ndoshta nuk ecni shumë shpejt dhe këmbët tuaja zvarriten gjatë gjithë kohës. Ju në fakt nuk doni të arrini ndonjë destinacion, por ju duhet të ecni gjithsesi.
Një nga simptomat më të dukshme që jeni thellësisht i trishtuar e i mërzitur, është kur filloni të zvarritni këmbët tuaja dhe shëtitjet më të shkurtra duket se nuk mbarojnë kurrë. Zakonisht, kjo nuk është mënyra që normalisht ecni.
Është një shenjë e rëndësishme dhe që duhet të merret në konsideratë.
Është thelbësore që të filloni të kërkoni mënyra për ta nxjerrë veten nga kjo gjendje. Mos kini turp të kërkoni ndihmë!