5 Veprimet e përditshme që po të detyrojnë të shtosh peshë

0

Ju mund të mos keni ngrënë ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, ndoshta ushtroheni rregullisht dhe përpiqeni fort të humbni peshë… por ato kilogramë shtesë duket se nuk po lëvizin fare.

Në të vërtetë, shumica e njerëzve thjesht nuk e kuptojnë se ritualet e tyre të zakonshme në mëngjes mund t’i pengojnë ata të kenë trupin e ëndrrave të tyre. Ja cilat janë 5 zakonet e mëngjesit të cilat duhet t’i rishikoni nëse doni të humbni peshë:
1. Ju flini shumë


Me shumë pak orë gjumë, trupi juaj ka më shumë gjasa të prodhojë hormonin e kortizolit si një përgjigje ndaj stresit që rrit oreksin tuaj. Megjithatë, gjumi me orë të zgjatura mund të mos jetë shumë më mirë për ju. Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer nga revista shkencore PLOS One, të fjeturit më shumë se 10 orë në natë mund të çojë në një indeks më të lartë të trupit. Nuk është çudi që mjekët rekomandojnë bërjen e 7 deri në 9 orë gjumë çdo ditë.

  1. Ju bëheni gati në errësirë


Hapni grilat ose perdet menjëherë pas zgjimit. Një studim në revistën shkencore PLOS One zbuloi se valët e dritës blu të rrezatuar nga dielli në mëngjesin e hershëm nxisin metabolizmin dhe ndihmojnë trupin tuaj të zgjohet. Edhe 20 deri në 30 minuta të dritës së mëngjesit është e mjaftueshme për të ndikuar në indeksin tuaj të masës trupore.

  1. Ju nuk e rregulloni shtratin tuaj


Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë! Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit të SHBA zbuloi se njerëzit që raportuan se rregullonin shtretërit e tyre raportuan gjithashtu gjumë më të mirë në përgjithësi. Në fund të fundit, gjumi i shëndetshëm është mënyra optimale drejt një peshë të shëndetshme.

  1. Ju harroni të peshoni veten


Hulumtuesit nga Universiteti Cornell vërtetuan se peshimi i përditshëm është një teknikë e suksesshme që inkurajon humbjen e peshës. Koha më e mirë për të hipur mbi peshore është menjëherë në mëngjes përpara se të hani ose të pini diçka. Duke qenë se humbni masën trupore të ujit brenda natës, do të merrni shifrën më të saktë.

  1. Ju hani shumë pak për mëngjes


Studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit insistojnë që ju duhet ta kënaqni veten me një ushqim të shijshëm në mëngjes, të hani si “mbret”. Në fakt, një mëngjes i ekuilibruar që përmban 600 kalori të proteinës pa dhjamë, karbohidrate dhe pak ëmbëlsirë, do ta bëjë më të lehtë për ju të ndiqni planin tuaj të përditshëm të dietës.