Mjekët paralajmërojnë: Ja çfarë po u bëjnë kufjet, veshëve tuaj

0

Kufjet mund të jenë mjaft të përshtatshme, nuk ka dyshim. Ato janë të mrekullueshme për të punuar e relaksuar, por kufjet gjithashtu mund të jenë të dëmshme, madje edhe të rrezikshme.

Nga ana kozmetike, në qoftë se ju mbani kufje shumë shpesh, ato mund të shkaktojnë probleme të lëkurës të tilla si aknet. Më serioz është efekti ndoshta i dëmshëm që kufjet kanë në dëgjim. Studimet tregojnë se dëgjimi në kufje shumë shpesh në vëllime të larta mund të çojë në humbje të përhershme të dëgjimit.
Ja cilat janë 4 rreziqet potenciale të përdorimit të shpeshtë të kufjeve:
1. Aftësia juaj dëgjuese mund të vuajë shumë
Nëse vini kufje për një kohë të gjatë ose dëgjoni me volum shumë të lartë, kjo mund të dëmtojë dëgjimin tuaj.
Një person që dëgjon muzikë, me kufje, në vetëm 70% të volumit maksimal, po merr rreth 85 decibel (njësi që matin intensitetin e një tingulli).
E quajtur humbja e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma (NIHL), humbja e dëgjimit nga kufjet është me të vërtetë një gjë e zakonshme. Për fat të mirë, NIHL është plotësisht e parandalueshme për sa kohë që merren masa parandaluese.
Një rregull i mirë që duhet të ndiqni është rregulli 60/60: dëgjoni kufjet në jo më shumë se 60% të volumit maksimal për jo më shumë se 60 minuta në një kohë.

  1. Mund të merrni një infeksion të veshëve
    Rregulli numër një: mos i ndani kufjet me të tjerët, asnjëherë, pasi kjo është një nga mënyrat më të lehta për të transferuar bakteret që shkaktojnë infeksionin.
    Megjithatë, ndarja e kufjeve me të tjerët nuk është mënyra e vetme për të marrë një infeksion të veshëve. Kufjet rrisin temperaturën e kanalit të veshit, duke shkaktuar gërryerje të lëkurës dhe përhapje të baktereve të dëmshme.
    Nëse jeni duke blerë një palë kufje nga dikush, sigurohuni që ju t’i dezinfektoheni para se t’i përdorni. Është gjithashtu një ide e mirë që të pastroni rregullisht kufjet tuaja, edhe nëse ato kurrë nuk e kanë përdorur asnjeri tjetër.

Kjo do të mbajë kufjet pastër dhe më e rëndësishmja, do të mbajë veshët tuaj të pastër.
3. Mund të zhvilloni Vertigo
Vertigo është “një ndjesi e humbjes së ekuilibrit” dhe shoqërohet shpesh me simptoma të tilla si marramendje, të përziera dhe të vjella. Përshkruar si “… një iluzion i lëvizjes që nuk ekziston”, vertigo është një gjendje e veshit të brendshëm, e cila mund të vijë nga infeksionet ose sëmundjet e veshit.
Meqë përdorimi i tepruar i kufjeve është i lidhur me simptomat e shkaktuara nga vertigo, keqpërdorimi i kufjeve mund të shkaktojë vertigo.

  1. Jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit
    Nëse po përdorni një kufje pa tel (“Bluetooth”), ju po e ekspozoni trupin tuaj ndaj rrezatimit. Ndërsa hulumtimi është i papërfunduar në lidhje me këto rrezatime të frekuencave të ulëta në shëndetin trupor, fakti që ne po e ekspozojmë trupin tonë ndaj rrezatimit të dëmshëm është shqetësuese.
    Në një studim të vitit 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) zbuloi se rrezatimi radiofrekuent (RF) prodhon efekte biologjike që pasqyrojnë efekte kancerogjene tek minjtë meshkuj. Këto rezultate kanë çuar në studime të mëvonshme mbi efektet, nëse ka ndonjë efekt, që ky rrezatim ka tek njerëzit.

Si të jeni të sigurtë?
Konsensusi i përgjithshëm në mesin e bashkësisë shëndetësore është se përdorimi i kufjeve është ndoshta i sigurtë me masat e duhura. Këtu janë disa këshilla për ta bërë sa më të sigurtë përvojën tuaj të dëgjimit:
– Gjithmonë blini dhe mbani kufje të reja. (Mos i blini ato të dorës së dytë.)
– Dëgjoni me volum më të ulët se 60 për qind për jo më shumë se 60 minuta në një kohë.
– Mos i futni me forcë kufjet në kanalin e veshit.
– Mos dëgjoni muzikë me volum të lartë gjatë ecjes ose ngarjes së makinës.
– Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni marramendje ose vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.