E keni provuar teknikën e lashtë indiane me vaj? Bën magji me shëndetin

0

Çfarë është shpërlarja e gojës me vaj?
Është bërë kryefjala e ditës këto ditët e fundit, por nuk është ndonjë teknikë e re. Është një teknikë e lashtë indiane që përfshin gurgullimin e vajit në gojën tuaj për të hequr bakteret dhe pllakëzat, për të parandaluar dëmtimet e dhëmbëve, për të luftuar inflamacionin e gojës dhe për ta bërë më të freskët frymëmarrjen tuaj. Shumë nga ata që praktikojnë këtë teknikë thonë se ajo funksionon si me magji. Ju vetëm duhet të dini se si ta bëni atë në mënyrën e saj.


Shumica e studimeve mbi këtë teknikë konfirmojnë se është e sigurt, por disa prej tyre e vënë në dyshim efektivitetin e saj. Mënyra e vetme për të gjetur nëse do të funksionojë për ju është që ta provoni vetë!

Çfarë mund të bëjë ajo për ju?
Sipas dëshmive dhe studimeve të kryera, gurgullima e vajit mund të përmirësojë shëndetin tuaj oral në disa mënyra.

Këtu është ajo që praktikisht mund të bëjë për ju:
– zvogëlon numrin e streptococcus mutans dhe baktereve të tjera të dëmshme në gojën tuaj;
– lehtëson inflamacionin e dhëmbëve e gojës dhe zvogëlon rrezikun e gingivitit
– butësisht largon pllakëzat nga goja juaj;
– ul rrezikun e zhvillimit të kavitetit;
– mban frymëmarrjen tuaj të freskët.

Si ta bëni?
Procedura në fakt është shumë e thjeshtë.
– Vendosni një lugë gjelle të vajit që keni zgjedhur, në gojën tuaj.
– Rrotullojeni dhe gurgurllojeni vajin në gojën tuaj për 20 minuta. Filloni me 5-10 minuta nëse e keni të vështirë dhe pastaj përparoni gradualisht deri në 20 minuta të rekomanduara.
– Pështyjeni vajin dhe pastroni dhëmbët më pas. Mos e kaloni poshtë pasi është i mbushur me baktere dhe mbeturina që hiqen nga dhëmbët dhe mishrat, kështu që nxirreni jashtë. Mos harroni të lani dhëmbët.

Cili vaj funksionon më mirë?
Shumica e njerëzve përdorin vajin e kokosit, pasi është më efektiv në luftimin e baktereve që krijojnë pllakëzat, në krahasim me vajrat e tjera. Gjithashtu, disa njerëz pretendojnë se mund të zbardhë dhëmbët deri në një farë mase. Vaji që përdoret tradicionalisht në Indi është vaji i susamit, kështu që mund ta provoni edhe këtë (vetëm sigurohuni që nuk jeni alergjik ose të ndjeshëm ndaj tij). Një tjetër vaj për t’u përdorur është vaji i lulediellit apo ullirit. Përdorni varietetet më pak të përpunuara të ndonjë prej këtyre vajrave. Koha më e mirë për të praktikuar këtë teknikë është mëngjesi, para se të lani dhëmbët. Ia vlen ta provoni njëherë!