Tavë shumë e shijshme me mish të bluar e patate

0

A keni menduar se çfarë do të bëni ditën e nesërme për darkë? Nëse jo, mos kërkoni më tutje. Kjo është receta perfekte që ju duhet! Shijojeni këtë tavë të mrekullueshme me familjen tuaj.

Receta:
Përbërësit:
500 gr mish të bluar;
1 kg patate;
1 vezë;
250 ml qumësht;
1 qepë;
50 gr kaçkavall;
kripë, piper.

Mënyra e përgatitjes:
1. Qëroni dhe zijini patatet në ujë me kripë. Largoni ujin dhe shkrini ca gjalpë e përzijeni atë me patatet.
2. Nxej qumështin dhe shtoni tek patatet e ziera. Përzini deri sa të keni një masë homogjene.
3. Prejeni qepën në copë të vogla. Pjekeni me gjalpë deri sat ë marrë ngjyrë ari.
4. Shtoni mishin e bluar dhe piqeni deri sa të jetë gati. Përzini shpesh. Shtoni kripën dhe kthejeni të gjithë përbërjën në një pjatë të madhe.
5. Kur mishit ë jetë ftohur, shtoni një vezë dhe përzini.
6. Lyjeni tavën me gjalpë, shtoni mishin, dhe pastaj patatet e shtypura përmbi.
7. Piqeni për 15 minuta. Largojeni nga furra, shtojeni kaçkavallin e grirë, dhe futen iprapë në furrë për 5 minuta të tjera.