Njihuni me shqiptarin nga Prizreni që së bashku me ambasadorin amerikan në Kinë bëjnë simbolin shqiptar

0

Është nga qyteti më i bukur i Kosovës dhe shqiptarëve, Prizrenit. Por, pjesën më të bukur të jetës së tij është duke e kaluar në shtetin IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për të riun nga Prizreni, Olti Sallauka. 04 Online ka mësuar se Olti është duke u shkolluar në këtë shtet të Amerikës falë një burse dhe zotësisë e aftësisë së treguar e dëshmuar. Tashmë Olti atje ka shumë miq, madje edhe zyrtar të departamentit të shtetit amerikan.
Kur shumë nga politikanët tanë ëndërrojnë të realizojnë takime me zyrtarët amerikan, fotografitë që do të ju prezantojmë do të shihni afërsinë e madhe që ka Olti me zyrtar atje.
Pikërisht me 17 shkurt të vitit të kaluar ishte në mbrëmjen e madhe për t’i dhënë lamtumirën guvernatorit të shtetit të Iowas, i cili nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ishte emëruar si ambasador në Kinë. Por, ajo që ne më së shumti duam ta spikasim, është pikërisht një fotografi e cila ka bërë gjiron e botës, Olti së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kinë bëjnë shqiponjën dykrenare, fotografi e cila këto ditë është përfolur shumë.
Ju kujtojmë se Olti këtë vit pritet të vijoj studimet në dy universitete në SHBA, ndërsa është duke tentuar që paralelisht të studioj edhe në shtetin e Gjermanisë. Ai fletë pesë gjuhë të huaja rrjedhshëm, ndërsa është i njohur sidomos në fushën e IT-së.
Sigurisht dhe me shumë të drejt mund të mburremi kur hasim në të ri të tillë shqiptar kaq të interesuar për tu shkolluar dhe sidomos që kanë kontakte me njerëz të lartë të shtetit amerikan.
Për më shumë 04 Online ju sjell edhe fotografitë e Oltit që janë bërë virale për shkak të rëndësisë që paraqet zyrtari amerikan, tashmë ambasador në Kinë./04online.info/