Kërkon të arrestohet për t’i “shpëtuar” bixhozit

0

Provokoi një incident me shpresën se do të përfundonte në qeli, si akt ekstrem për të fituar kundër varësisë së tij ndaj bixhozit, shkruan tgcom.it Ndodhi në Monreale, provincë e Palermos, ku një i papunë 48 vjeçar i “fiksuar” pas lojërave të fatit, të hënën mbrëma, përplasi makinën e tij me makinat e policisë në stacionin e Grisit, në periferi të komunës siçiliane. Pasi tentoi me ilaçe dhe psikologë, dy tentativa të dështuara, tentoi të futej në burg, si tentativa e fundit për të hequr dorë nga kumari. Gjatë fjalës së tij, mbajtur përballë gjyqtarit në Gjykatën e Palermos, 48 vjeçari i papunë, lindur në Gjermani, ka treguar se është një lojtar i fiksuar pas kumarit dhe ka arritur deri në pikën sa të shpresojë që arrestimi do të mund ta nxjerrë nga ai “tunel”, i cili i ka shkaktuar 200 mijë euro humbje në pesë vitet e fundit. Imazhet filmike kamerave të sigurisë, instaluar në zonë, konfirmojnë dëmin e shkaktuar vullnetarisht. Makina i është sekuestruar dhe u gjet pa siguracion. Por tentativa e dëshpëruar nuk shërbeu për asgjë, pasi burri është lënë sërish i lirë pas verifikimeve.