Këto janë rezultatet e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në 100 ditë qeverisje…

0

Viti i parë i qeversijes lokale të drejtuar nga Mytaher Haskuka duket se do të jetë problematik në aspektin e financave për shkak të gjetjeve të shumë borxheve të cilat kanë mbetur pa u kryer nga qeverisja e kaluar.

“– Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka përpiluar dhe ka dorëzuar Raportin Financiar për vitin 2017 në Ministri. Është analizuar gjendja dhe është konstatuar se ndaj Komunës janë bërë 3.700 padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci. Një analizë e shpejtë e këtyre padive tregon se vlera e tyre mund të shkojë mbi 50 milionë euro, këto
mjete eventualisht do të paguhen nga buxheti i Komunës së Prizrenit dhe kjo shumë është më e lartë sesa buxheti vjetor i Komunës së Prizrenit.

– Vetëm në tre muajt e parë, nga Thesari i Komunës, përmbaruesit kanë tërhequr mjete në vlerë prej gjysmë milion eurosh. Kryetari ka krijuar Task Forcën për vlerësimin e kërkesave nga përmbaruesit. Në konferencë për media opinioni është njoftuar me të gjeturat e këtij komisioni. Deri në fund të vitit, kërkesat nga përmbaruesit do ta tejkalojnë shifrën prej 3 milionë eurosh. Pjesa tjetër e raportit të Task Forcës tregon se si pasojë e keq menaxhimit të financave publike lokale, në vitin 2017, Komuna ka humbur 1.075.721 euro nga granti qeveritar”, thuhet në raportin e 100 ditëshit që qeverisjes lokale të udhëhequr nga Mytaher Haskuka. Ju kujtojmë se këtë drejtori e udhëheq Ertan Simitçiu./04online.info/