Njihuni me punën e Drejtorisë së Shëndetësisë në 100 ditë qeverisje…

0

Drejtoria e Shëndetësisë pranë Komunës së Prizrenit udhëhiqet nga Flaka Siçeca e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Siçeca në 100 ditëshin e udhëheqjes të këtij dikasteri ka dhënë sinjale të qarta se është tejet e përkushtuar në ngritjen e nivelit të perfomancës të kësaj drejtorie, shkruan 04 Online.

“– Drejtoria e Shëndetësisë, muajin e kaluar në QKMF, ka pranuar 4 mjekë të rinj si dhe punëtorë ndihmës. Fillimisht 20 kandidatë i janë nënshtruar testit me shkrim. Testi për herë të parë ka qenë tërësisht i përpiluar me pyetje profesionale dhe nuk ka pasur “rrjedhje të pyetjeve” për kandidatët. Pas publikimit të rezultateve, kandidatët që kanë rezultuar të suksesshëm në mbi gjysmën e pyetjeve i janë nënshtruar testit me gojë. Në fund janë pranuar katër mjekë të rinj që kanë pasur më së shumti pikë nga të dy testet. Konkursi për mjekë dhe punëtorë të tjerë ka qenë plotësisht transparent dhe i mbikëqyrur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë.
– Janë realizuar vizitat sistematike nëpër shkolla, për klasat e para, të pesta dhe për klasat e nënta. Qëllimi i vizitave është parandalimi dhe zbulimi i hershëm i disa sëmundjeve dhe i deformimeve, karakteristike për moshën shkollore. Problemet më të zakonshme që evidentohen te fëmijët janë: dobësia e shikimit, shputat e rrafshëta, skoliozat/deformimet e kurrizit dhe anemitë. Problem tjetër në rritje te fëmijët është obesiteti. Fëmijët që janë evidentuar të pavaksinuar janë referuar për vaksinim në Qendrat e Mjekësisë Familjare përkatëse.
– Drejtoria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa për përmirësimin e shërbimit shtëpiak për personat me sëmundje kronike dhe të moshuar. Është hartuar projekti për furnizim me dy automjete për këtë shërbim i cili do të funksionalizohet shumë shpejt”, thuhet në raportin e 100 ditëshit të qeverisjes lokale të udhëhequr nga Mytaher Haskuka./04online.info/