Besim Parallangaj pishtar i Lirisë

0

Lufta heroike e bijëve më të mirë të atdheut jo vetem ne Drenicë, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës bëri që opinioni shqiptar të sensibilizohej dhe të mobilizohej për një luftë të përmasave të përgjithshme popullore. Që në ditët e para të asaj pranvere të madhe të historisë sonë, dhjetëra djem hasjane i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të dhënë kontributin e tyre në luftën për çlirim dhe lirinë e Kosovës. Djemtë e Lugishtës të rreshtuar në radhët e Brigadës 126 “Hasi” por edhe në brigada të tjera te Ushtris Çlirimtare të Kosovës, në asnjë moment nuk kursyen mundin dhe gjakun e tyre, vetëm e vetëm që një ditë në këto troje të vinte liria e shumë pritur për të cilën u derdh shumë gjak, dhe u bë shumë mundë e sakrific. Kështu nga Lugishta ne altarin e lirisë ranë 16 dëshmor dhe 40 martirë , gjaku i të cilëve u bë themel i fuqishëm i lirisë dhe i pavarësisë se Kosovës. Një nga dëshmorët e fshatit Lugishtë është edhe Besim (Mon) Parallangaj. Besim (Mon) Parallangaj u lind me 1972 në Lugishtë.

Kishte të kryer vetëm arsimin fillor dhe punonte si bukëpjekës. Qe nga ditët e para të formimit të celulave të UÇK-së në Has, ai i bashkohet Shtabit Lokal të UÇK -së. Më se 30-të herë kalon kufirin Kosovë-Shqipëri për bartjen e armatimit dhe percjellje të ushtarëve të tjerë të lirisë që vinin nga zonat e ndryshme të Kosovës. Rrjedh nga një familje bujare dhe fisnike.Ishte djalë i vetëm i familjes. Ra ne altarin e lirisë me 06.04 1999 në vendin e quajtur “Mahalla Truqe” në Lugishtë, duke lënë pas vetes gruan dhe 4 fëmijët. Varroset me nderime të larta në korrik të vitit 1999. Pas përfundimit të luftës është shpallur dëshmor i kombit. Sot edhe djali trashëgoj rrugën e babait, ku është Ushtar në Forcën e Siguris së Kosovës, për t’i shërbyer atdheut në kohë lufte dhe paqeje.
Ai, tashmë me dëshmorët dhe të rënët tjerë, pushon i qetë në varrezat e fshatit Lugishtë.
Lavdi për jetë e mot!