Këto janë rezultatet dhe sukseset e Drejtorisë së Arsimit në 100 ditë qeverisje…

0

Ardhja e Skender Susurit në krye të Arsimit në Prizren e ka dinamizuar këtë sektor, pasi drejtori i ri njihet për profesionalizmin e lartë pikërisht në këtë fushë.

Drejtoria e Arsimit brenda 100 ditëisht ka arritur që ti sjellë një fytyrë të re sektorit të arsimit, e sidomos që rezultatet në PISA 2018 të jenë shumë më të mira se viti paraprak.
Për më shumë 04 Online ju sjellë rezultatet kryesore të kësaj drejtorie të paraqitura në raportin e 100 ditëshit të Qeverisë të udhëhequr nga Mytaher Haskuka.

“-Drejtoria e Arsimit ka zhvilluar takime informuese me drejtorët e shkollave. Janë zhvilluar gjithsej gjashtë takime rajonale me drejtorët e shkollave, me qëllim të fuqizimit të menaxhimit efikas dhe cilësor të shkollave, rrjedhimisht edhe të sistemit arsimor komunal/niveli parauniversitar.

Janë takuar të gjithë drejtorët e shkollave, ndërsa në takime është diskutuar për: gjithëpërfshirjen, vijueshmërinë dhe sigurinë e nxënësve, cilësinë e arsimit, lëndët djegëse për ngrohje, vlerësimet e jashtme të nxënësve (PISA, Matura shtetërore dhe Testi i arritshmërisë për klasat IX-ta), planifikimet buxhetore 2018, përgatitjet e konkursit për personel/ mësimdhënës për vitin 2018/2019 dhe adresimi i sjelljeve jo të mira, të papërshtatshme të nxënësve në shkollë, mundësinë e investimeve në
renovimin e shkollave.
– Drejtoria Komunale për Arsim ka filluar bashkëpunimin dhe komunikim me OJQ-të. Janë përgatitur dhe shpërndarë Udhëzuesit për bashkëpunim me organizimet e ndryshme (shoqatat, OJQ-të, klubet etj.) nëpër shkollat e Komunës. Është emëruar Komisioni i DKA-së për bashkëpunim dhe komunikim me OJQ-të dhe organizime të tjera.

– Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet DKA-së dhe
DokuFest-it për implementimin e projektit të mësimit nëpërmjet shfaqjes së filmave nëpër shkolla. Komuna ka filluar me implementimin e këtij projekti.
– DKA ka mbajtur takime në formë bashkëbisedimi me shkollat jopublike,
institucionet e ndryshme shtetërore, sikurse është Policia e Kosovës, Avokati Publik Regjional, me zyrtarët e MASHT-it për tema të ndryshme, Inspektoratin Regjional të Arsimit, Inspektoratin Regjional të Punës.
– DKA-në në Prizren e ka vizituar ministri i Arsimit të Kosovës, z.Bytyqi, i cili me Kryetarin e Komunës, z. Haskuka, ka vizituar gjimnazin “Gjon Buzuku”, shkollën e muzikës “Lorenc Antoni”, Qendrën burimore “Nëna Terezë” ku ka bashkëbiseduar me mësimdhënës dhe drejtorët e shkollave lidhur me profilizimin e mësimdhënësve në nivelin një / kl. I-V, maturën shtetërore dhe për testin PISA.
– Zyrtarët e arsimit të DKA-së kanë zhvilluar vizita në shkollat e Komunës për të studiuar fizibilitetin e sigurisë së nxënësve në shkolla dhe kanë përgatitur raportet e tyre. Është emëruar Komisioni i DKA-së, për adresimin e çështjes së sigurisë së nxënësve dhe të personelit në shkolla.
Gjatë këtij procesi zyrtarët e arsimit i kanë mbledhur dhe i kanë përpunuar të dhënat për vijueshmërinë e nxënësve në shkolla, mungesat dhe vonesat në procesin edukativ-mësimor. Janë shqyrtuar ankesat e nxënësve për rastet e pezullimit të përkohshëm nga procesi mësimor dhe janë përgatitur përgjigjet në ankesat e parashtruara, duke përfshirë edhe sistemimin e tyre në shkollat përkatëse.
– Është emëruar Komisioni i DKA-së për parandalim dhe reagim ndaj dukurisë së mosregjistrimit dhe braktisjes së shkollës nga nxënësit dhe Komisioni për vlerësimin e nxënësve me nevoja të veçanta;
Komuna ka funksionalizuar Dhoma burimore për vlerësimin e nxënësve me nevoja të veçanta në nivel të Komunës / DKA-së.
– Janë zhvilluar takime pune në Divizionin e MASHT për mësimin gjithëpërfshirës dhe janë përcaktuar objektivat për vitin 2018, duke përfshirë trajnimet për mësimdhënësit për gjithëpërfshirje dhe funksionalizimin e dhomave burimore.
– Komuna ka emëruar Komisionin për Politikat Arsimore, fokusi i këtij Komisioni do të jetë përgatitja e politikave arsimore të cilat i adresojnë: gjithëpërfshirjen, mosregjistrimin dhe braktisjen e shkollës, rendin ditor në shkolla, detyrat dhe përgjegjësit e nxënësve dhe mësimdhënësve.
– Politikat arsimore-komunale të cilat adresojnë dhe fuqizojnë udhëheqje dhe menaxhim. Është përgatitur Projekt-rregullorja komunale e cila adreson të drejtat, detyrat, përgjegjësitë e drejtorëve të shkollave dhe të gjithë të punësuarve në institucionet edukative-mësimore.
– Sigurimi i cilësisë në shkolla përmes koordinatorëve të cilësisë
DKA-ja ka përzgjedhur të gjithë koordinatorët e cilësisë në bazë shkolle dhe është përgatitur databaza e tyre. Është emëruar Komisioni mbështetës në DKA për vlerësimin e cilësisë. Komisioni synon të organizojë punëtorinë në nivel komunal ku do të analizohen të gjeturat e IPK-së.
– Ka përfunduar procesi i vlerësimit të brendshëm në 17 shkollat e komunës. DKA i posedon raportet e këtij vlerësimi. Vlerësimi është bërë nga IPK-ja. Është përgatitur lista e shkollave të cilat do të përfshihen në rundin e dytë të trajnimeve për cilësi (10 shkolla). Trajnimi planifikohet të organizohet gjatë muajve prill – qershor 2018. Është mbajtur një punëtori njëditore me shkollat e përfshira në procesin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, konkretisht me shkollat “Abdyl Frashëri” dhe “Emin Duraku”.
MASHT nëpërmjet Inspektoratit të Arsimit ka filluar procesin e vlerësimit të jashtëm në dy shkollat e Komunës së Prizrenit, konkretisht në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Emin Duraku”. Dymbëdhjetë (12) shkolla të Komunës së Prizrenit janë përfshirë në Testin PISA 2018. Janë përzgjedhur koordinatorët e testit në nivel shkolle dhe në nivelin e DKA-së.
Janë trajnuar të gjithë koordinatorët e shkollave të përfshirë në testin PISA dhe të gjithë nxënësit janë të njohur/familjarizuar me natyrën e kërkesave /pyetjeve të testit në fjalë.
Punëtoria për PISA 2018 – Komuna është duke i zhvilluar përgatitjet për Testin e arritshmërisë (kl. IX-të). Testi do të mbahet në fund të muajit maj dhe janë përgatitur listat me emrat e nxënësve pjesëmarrës në këtë testim/ vlerësim. Po ashtu janë duke u zhvilluar përgatitjet për Provimin e Maturës Shtetërore. Janë përgatitur listat e nxënësve dhe është në përfundim e sipër përcaktimi i qendrave testuese, sipas kërkesave të
MASHT-it.
– Në Komunën tonë janë identifikuar gjashtë shkolla të cilat janë të interesuara dhe kanë infrastrukturë të duhur për organizimin e mësimit tërëditor sipas standardeve përkatëse.
Është bërë trajnimi i mësimdhënësve të klasave të II, VII dhe XI për zbatimin e kurrikulës së re. Ky trajnim zhvillohet nga MASHT-i, divizioni për zhvillim profesional dhe është në vazhdimësi. Gjatë muajve prill, qershor dhe gusht vazhdohet me procesin e trajnimit të mësimdhënësve të tjerë.
Planifikimet për zhvillimin profesional të mësimdhënësve – DKA e ka shpërndarë njoftimin për të gjitha shkollat e Komunës, për përgatitjen e planeve të shkollave respektive, për Zhvillimin Profesional të mësimdhënësve;
– DKA ka emëruar Komisionin për zhvillimin profesional të mësimdhënësve. DKA ka koordinuar politikat komunale për zhvillimin profesional të mësimdhënësve me politikat e MASHT-it.
– DKA dhe MASHT kanë organizuar punëtorinë njëditore me temën: “Profilizimi i mësimdhënësve në nivelin 1” / 1 shkurt 2018. Në punëtori ka marrë pjesë: Ministri i Arsimit, Kryetari i Komunës dhe Drejtori i DKA-së.
– Janë proceduar për miratim nga Kryetari dhe Bordi konkluzione nga pozicioni i subvencioneve dhe mallra e shërbime (bursat, transporti i nxënësve, aktivitetet jashtë mësimore etj.)
Njëmbëdhjetë shkolla të Komunës kanë përfituar grante shkollore në shumë prej 10 mijë eurove, nga Projektet e Bankës Botërore / Projekti IDA. Shkollat përfituese të këtij projekti janë:
1. Shkolla në Krushë të Vogël
2. Shkolla në Gërnçar
3. Shkolla ne Pllanjanë
4. Shkolla ne Manastiricë
5. Shkolla në Reçan
6. Shkolla në Skorobisht
7. Shkolla në Piranë
8. Shkolla në Romajë
9. Shkolla në Planejë
10. Shkolla në Medvec
11. Shkolla në Billushë
Vlera e përgjithshme e grantit është 88.643.00”, thuhet në raportin e 100 ditëshit të Qeverisë të udhëhequr nga Mytaher Haskuka./04online.info/