Këto janë rezultatet e Drejtorisë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në 100 ditë qeverisje…

0

Publikimi i raportit të 100 ditëshit të qeverisë Haskuka, ka prezantuar një numër të madh të aktiviteteve të realizuara, e poashtu edhe identifikimin e dhjetëra problemeve që kërkojnë me shumë kujdes të trajtohen.

Në raportin e 100 ditëshit është vërejtur se Mytaher Haskuka, është tejet i përkushtuar me ekipin e tij që ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit, shkruan 04 Online.
Si më poshtë ju prezantojmë disa nga të arriturat e Drejtorisë së Urbanizmit, e cila udhëhiqet nga Fatmir Memaj i LDK’së.
“– Në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kemi filluar krijimin e sistemit Permit Tracking System – Sistemi i vrojtimit të lejeve ndërtimore. Ky sistem gjeneron raporte në kohë reale për të gjitha lëndët në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa institucionit i siguron transparencë radikale.
– Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është duke punuar në drejtim të mundësimit të qytetarëve për aplikim në informata nga plani online. Ata do të mund të lidhen me zyrtarët dhe të informohen me planin hapësinor si dhe me parcelat.

– Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor punon në drejtim të publikimit të lejeve ndërtimore. Të gjitha lejet ndërtimore do të publikohen në ueb, dhe qytetarët do të jenë të informuar për lejet e lëshuara në Komunën e Prizrenit. Kjo do të sigurojë transparencë ndaj qytetarëve dhe sidomos ndaj organizatave që merren me vrojtimin e punës së Komunës. Me aplikimin menjëhershëm të sistemit të vrojtimit të lejeve ndërtimore, kemi hasur në objekte të ndërtuara tërësisht pa leje (rasti i objektit 13 katësh në lagjen “Jeni Mahallë”)” thuhet në raportin e 100 ditëshit të qeverisjes në qeverinë e Mytaher Haskukës./04online.info/