Rritet Nisma Socialdemokrate edhe në Zhur, zgjedhen strukturat e reja udhëheqëse

0

Nisma Socialdemokrate në Prizren po vazhdon me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegët e saj. Sot fshati Zhur zgjodhi kryesinë e re dhe udhëheqësit e Nëndegës, për një mandat të ardhshëm, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

“NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren, vazhdon me kuvendet e punës, sipas dinamikës së paraparë!

Sot fshati Zhur zgjodhi kryesinë e re dhe udhëheqësit e Nëndegës, për një mandat të ardhshëm. Prezent në këtë takim ishin kryetari të DEGËS, z. Zafir Berisha, sekretari i DEGËS, z. Afrim Bekteshi, si dhe drejtori i DKA-s në Prizren, z. Skender Susuri. Kryetari Berisha para të pranishmëve tha se Nëndega e Zhurit tashmë ka dëshmuar mbështetjen krah NISMA-s, prandaj sot jemi këtu në vazhden e rifreskimeve të reja në këtë Nëndegë, për të hapur mundësinë e një riorganizimi të brendshëm, përmes nënshtrimit të një procesi zgjedhor. #NISMASocialdemokrate është ajo që po bënë diferencën nga subjektet tjera politike në vend, përmes ideve dhe ofrimit të alternativave për qytetarin dhe në dobi të tij, tha mes tjerash Zafir Berisha, kryetar i DEGËS. Kështu, duke uruar një kuvend të mbarë, u procedua me zgjedhje, ku kjo Nëndegë nga sot ka një kryesi të re, Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin dhe një Kryetar Rinie.
#nejemiNISMASocialdemokrate”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate dega në Prizren./04online.info/