Haradinaj: Në listat e veteranëve të UÇK-së ka edhe njerëz të cilët kanë qenë pjesë e UDB-së

0

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), Nasim Haradinaj ka theksuar se në listat e veteranëve të UÇK-së ka edhe njerëz të cilët kanë qenë pjesë e Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë (UDB).

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri, ka thënë se “dihet shumë mirë kush janë ata që deri dje sipas tij, kanë shërbyer ish – sistemit jugosllav dhe kanë malltretuar shqiptar, ndërsa sot janë veteran të UÇK-së”. Ndërsa sipas Duriqit së paku dhjetë mijë (10,000) veteranë të inkuadruar në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë mashtrues, ka thënë sot Visar Duriqi, autor i emisionit “Indoks” të Insajderit.