Dasara çudit me deklaratën ndaj gazetars së njohur: Ta dua shumë burrin, a ka mundësi…

0

Që Dasara i thotë gjërat troç e dinim, por që i thotë kaq shumë jo! Gazetarja Dasara Karaiskaj njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë. Përveç emisioneve të ndryshme edhe statuset në Facebook e në Instagram janë një mënyrë për të thënë mendimin e saj rreth fenomeneve të përditshme. Sot ajo ka surprizuar shoqen e saj të ngushtë, gazetaren e njohur Ornela Gaçe e cila ishte e ftuar te “Rudina”.

Teksa gazetarja Gaçe po komente miqësinë me mikeshën e saj, Rudina e surprizoi me videomesazhin, ku me humor i tha se jo vetëm të, por edhe bashkëshortin e Ornelës e do shumë. “Mendove se do të ndahesha unë ë? Unë kam 15 vjet që nuk të ndahem, nuk do të ndahesha as tek Rudina. Më kanë thënë të bëj një përshëndetje, por nuk e kam për ty e kam për Vivin, e cila po na ndjek në këto momente. Vivi të dua shumë. Edhe burrin ta dua shumë Ornela, e di ti. Po të bëj edhe një kërkesë publike: A ka mundësi të mos jesh aq nevrike të lutem. Ul pak nervat dhe impulsivitetin, por zemrën tënde të madhe mos e ndrysho kurrë. Do të të dua gjithmonë”, tha Karaiskaj në mesazhin e saj.