Ndërron jetë Endrit Vorfaj, 24 vjeçari nga Hasi i Prizrenit. Kërkonte ndihmë për shërim jashtë Kosovës

0

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ është bërë e ditur se Endrit Vorfaj, 24 vjeçari nga Hasi i Prizrenit, i cili vuante nga tumori në tru ka ndërruar jetë sot.

Ai muaj më parë kishte shkuar për në Turqi për të kërkuar shërim për sëmundjen nga e cila vuante tash e një kohë, kjo ngase sëmundja e tij nuk  ishte e shërueshme në Tiranë. Familja e tij kohë më parë nëpërmjet një postimi publik dhe me disa iciativa të miqëve ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë 24 vjeçarin me mjete financiare për shërim raporton Televizioni i Prizrenit përcjell 04 Online.