Drejtoria e Inspektorateve rrënon një pjesë të një objekti në Qendrën Historike të Prizrenit…

0

Drejtoria e Inspektorateve sot gjatë ditës ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e pjesërishëm të një objekti në Qendrën Historike të Prizrenit, shkruan 04 Online.

“Drejtoria e Inspektoriatit gjatë ditës ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e pjesërishëm të një objekti në Qendrën Historike të Prizrenit. Objekti në fjalë ka pasur tejkalim të lejes për ndërtim për dy kate në zonën më të ndjeshme të qyetit. Pasi që nuk është respektuar afati (për më shumë se një muaj) që i është dhënë pronarit për vetërrënim, Komuna është detyruar ta bëjë rrënimin, si mjet të fundit për zbatimin e rendit dhe të ligjit në Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/