Platforma PRIZM – Hap thirrjen për aplikim në trajnim

0

Platforma PRIZM, fituese në Projektin Shkolla e Diasporës në Kosovë, që sot ka hapur thirrjen për aplikim në trajnimin: Shkathtësitë dhe Kreativiteti në punën si Guidë Turistike, i cili do të mbahet nga data 04-06 Maj 2018, tek Hotel Alvida, në Prizren.

Detajet e thirrjes dhe informata për formën e aplikimit mund t’i gjeni më poshtë:

THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIM
Data: 04-06 Maj 2018, në Hotel Alvida, në Prizren

A ke pasion të udhëheqësh turistë në qytetin tënd?
A ke dëshirë t’i bësh turistët të ndihen si në shtëpinë e tyre?
A e di një tregim apo ndonjë lokacion karakteristik të Prizrenit dhe/ose Regjionit?
A je i/e bindur se turizmi në Prizren ka shumë potencial?
A dëshiron të përfitosh financiarisht duke ofruar shërbimin e GUIDES/Udhërrëfyesit për turistë?

Atëherë ky është trajnimi i duhur për ty!

Platforma Prizmi është platformë elektronike e cila ka për qëllim promovimin e turizmit në Komunën e Prizrenit dhe regjionit të saj. Kjo platformë do të ketë 3 komponente:

  • Promovimin e Turizmit
  • Ofrimin e shërbimit të guidave
  • Promovimin e bizneseve në fushën e turizmit

Ne besojmë se mënyra më e mirë për të promovuar turizmin, është nëpërmjet angazhimit të komunitetit lokal. Kështu, Platforma PRIZMI, organizon trajnimin “Shkathtësitë dhe kreativiteti si guidë” në mënyrë që të gjej antarë entuziast, të cilët fillimisht e duan vendin e tyre, e pastaj janë të gatshëm ta promovojnë tek turistët e ndryshëm.

Qëllimi i këtij trajnimi: Prizmi synon që nëpërmjet trajnerëve profesionistë, të ju mundësojë juve si pjesëmarrës të përfitoni njohuri bazike, dhe të mësoni nga praktikat e mira, për punën si Guidë Turistike. Thirrja për aplikim për pjesmarrje është e hapur për të gjithë të interesuarit në fushën e turizmit, më specifikisht në ofrimin e shërbimit të Guidave. Pas trajnimit, pjesmarrësve më të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësi angazhimi brenda platformës, nëpërmjet së cilës synohet që ata/ato të përfitojnë edhe financiarisht duke kryer punën si guidë turistike.

Cilat janë kriteret për aplikim? 

  • Të jesh nga Komuna e Prizrenit ose Regjioni.
  • Mosha 18 – 40 vjecar.
  • Të kesh interes në fushën e turizmit.
  • Të jesh entuziast dhe të kesh pasion punën me turistë.
  • Përvoja në këtë fushë është e preferueshme, por nuk është kriter i domosdoshëm.

Sa kushton pjesmarrja në trajnim?

  • Pjesmarrja në trajnim është pa pagesë.
  • Pasi të përzgjedheni në trajnim, të gjitha kostot si: akomodimi, ushqimi dhe materialet e trajnimit janë të mbuluara nga Platforma Prizmi.
  • Shpenzimet e transportit do të mbulohen për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë qyteti i Prizrenit.

Prizmi është iniciativë e cila ka dalur fituese nga projekti Shkolla e Diasporës në Kosovë, organizuar nga organizata jo-qeveritare Germin dhe përkrahur nga Programi Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë, Fondacioni Gjerman për zhvillim Kosovar GIZ.

Afatet kohore në lidhje me trajnimin:
Afati fundit për aplikim: 29 Prill 2018
Vlerësimi i aplikimeve: 30 Prill – 01 Maj 2018
Lajmërimi i pjesmarrësve: 02 Maj 2018
Organizimi i trajnimit: 04-06 Maj 2018

A keni pyetje ose nevoj për informata shtesë?
Kontaktoni: avdylgashi.k@gmail.com  

Si të aplikoj?
Për të plotësuar formularin në Gjuhën Shqipe, kliko këtu.