Me 28 dhe 29 prill mbahet panairi i shtatë tradicional i organizuar nga “ESNAF”

0

Me 28 dhe 29 prill pritet të mbahet panairi i shtatë tradicional i organizuar nga Shoqata e ndërmarrësve dhe zanatlinjëve “ESNAF”.

Në këtë panair pjesëmarrësit ndërmarrës do të jenë vendorë, shkruan 04 Online.

“Shoqata e ndërmarrësve dhe e zanatlinjëve “ESNAF”, të shtunën dhe të dielën (më 28 e 29 prill) oraganizon panairin e 7-të tradicional. Panairi do të mbahet në Sheshin e Lidhjes, ku do t’i ekspozojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre 55 ndërmarrje. Risia e këtij edicioni është se të gjithë pjesmarrësit janë ndërmarrës vendorë, të cilët mbas vetes kanë mbi 2000 punonjës. Ky është rast i mirë për promovimin e prodhimeve vendore, prandaj do të mbështetet edhe nga Komuna.
Duaje tënden!”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info/