Haskuka: Parku i Biznesit drejt realizimit, eliminohen pengesat rreth pronësisë…

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar se Parku i Biznesit po shkon drejt realizimit, pasi të gjitha ngastrat kadastrale të cilat kanë qenë pengesë, nga sot i jepen në shfrytëzim Komunës së Prizrenit.

Haskuka ka bërë me dije se përkundër investimeve të shumta, njëri nga kushtet për realizimin e këtij projekti ka qenë sigurimi i pronësisë, shkruan 04 Online.

“Lajm i shumëpritur për Prizrenin – Parku i Biznesit drejt realizimit

Të gjitha ngastrat kadastrale, të cilat kanë qenë pengesë për realizimin e “Parkut të Biznesit” në Lubizhdë, nga sot i jepen në shfrytëzim Komunës së Prizrenit. Këtë kërkesë, bërë Qeverisë, Komuna e ka pritur prej vitit 2012, ngase këto prona i kanë takuar ish armatës Jugosllave- APJ.

Përkundër investimeve të shumta në këtë zonë, njëra ndër kushtet kryesore për realizimin e këtij projekti jetik për ekonominë e Prizrenit, ka qenë sigurimi i pronësisë.

Sivjet, Komuna do të investojë 350.000,00 euro shtesë në Parkun e Biznesit, si dhe do t’i plotësojë 10 kriteret e paplotësuara për finalizimin e zonës së parë ekonomike në Komunën tonë”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info/